Rrahmani

Amir Rrahmani nga minuta e parë në derbin Juventus-Napoli, publikohen formacionet

Juventusi dhe Napoli do të zhvillojnë sonte derbin e javës së 15-të në Serie A.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Allianz Stadium”, me fillim prej orës 20:45, shkruan Gazeta Express.

Juventusi hyn në këtë ndeshje pas fitores ndaj Monzas, teksa renditet i dyti në tabelë me 33 pikë, dy më pak se lideri, Interi.

Napoli është i pesti me 24 pikë. Kampioni në fuqi italian udhëton drejt Torinos pas humbjes ndaj Interit javën e kaluar.

Si zakonisht, edhe sonte reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, do të luajë nga minuta e parë për napolitanët.

Formacionet zyrtare:

Juventus:

Napoli:

Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Juan Jesus, Natan; Anguissa, Lobotka, Zielinski; Politano, Osimhen, Kvaratskhelia