Amir Rrahmani ka shënuar një tjetër arritje të madhe.

Qendër mbrojtësi i kombëtares së Kosovës dhe skuadrës së Veronës ka bërë një vend në formacionin e javës në kualifikimet e Euro 2020.

Rrahmani ishte i jashtëzakonshëm në ndeshjen e Kosovës kundër Malit të Zi, ku arriti të gjente edhe golin.

Kapiteni i Kosovës është vlerësuar me një notë prej 8.3, duke qenë mbrojtësi më i vlerësuar, së bashku me yllin e Skocisë, Findlay.

Treshes së mbrojtjes i shtohet edhe reprezentuesi i Belgjikës, Alderweireld.

Më poshtë formacioni më i mirë i kësaj xhiroje në eliminatoret e Euro 2020.

loading…