Ambasada e Zvicrës në Kosovë: Florijana Ismaili – Buzëqeshja rrezatuese është ajo që mbetet

Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka reaguar pas vdekjes së futbollistës zvicerane me prejardhje shqiptare, Florijana Ismaili.

Në ngushëllimin e Ambasadës shkruan se Florijanës përherë do t’i mbetet buzëqeshja rrezatuese si kujtim.

“Florijana Ismaili – Buzëqeshja rrezatuese është ajo që mbetet”.

Trupi i pajetë i Florijana Ismailit u gjend dje nga autoritetet italiane në 204 metra thellësi të liqenit të Comos.

Ajo u raportuar e zhdukur që nga dita e shtunë, ku edhe dyshohej se kishte rënë në këtë liqen.

loading…