Menaxheri i Milot Rashicës, Altin Lala, përcolli një ndeshje të Ipko Superligës nga afër në fundjavë.
Bëhet fjalë për sfidën mes Prishtinës dhe Drenicës, e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.
Ish futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë pa ndeshjen nga afër, derisa arsyeja e vizitës nuk dihet ende.
Me shumë gjasë, menaxheri ka vëzhguar nga afër ndonjë prej futbollistëve të të dy ekipeve.
Lala e di mirë që futbolli kosovar ka potencial për të prodhuar edhe të tjerë si Rashica.







