Trajneri i Juventusit

Allegri me të dashurën e tij planifikojnë martesën, kërkojnë shtëpi në Milano

Përveç ndeshjeve të futbollit, tekniku i Juventusit duhet të mendojë edhe për jetën e tij private, me planifikimet për dasmën me Ambra Angiolini, që pritet të mbahet së shpejti.

Çifti janë bashkë prej disa kohësh dhe tashmë nuk fshihen më, ndërsa mediat italiane kanë fotografuar Allegrin dhe Angiolinin në një qendër tregtare në Milano, ku ishin duke blerë dhuratat e fundvitit.

Massimiliano Allegri dhe Ambra Angiolini duket se janë shumë të dashuruar me Milanon dhe sipas mediave rozë, po kërkojnë shtëpinë e tyre në këtë qytet, ku do të jetojnë pas martesës.