Alioskit i vërsulet futbollisti Arsenalit në fund të ndeshjes, Xhaka si shqiptar i madh nuk e le ta prekë atë VIDEO

Ezgjan Alioski ka pasur punë me disa futbolliste të Arsenalit në fund të takimit, në veçanti Kieran Tierney.

Futbollisti shqiptar u bë shkas i përjashtimit me të kuq të Nicolas Pepes, ky i fundit e goditi me kokë Alioskin në minutën e 52-të.

Natyrisht, disa futbollistë të Arsenalit nuk e pranuan këtë, në fund Kieran Tierney iu “vërsul” Alioskit për t’u fjalosur me të.

Por, bashkëlojtarët, si dhe Granit Xhaka ndërhynë për ta qetësuar situatën.

Leeds United dhe Arsenali në fund ndanë pikët, barazuan 0-0.