Java e tretë e Superligës së Kosovës në futboll luhet këtë mesjavë e ku në program janë vetëm tri ndeshje, shkruan Demokracia.com.
Për shkak të ndeshjes Ballkani – Shkupi që luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” elita e futbollin tonë ka qenë e detyruar t’i shtyjë dy ndeshje. Prishtina – Drita u shty për shkak që stadiumi “Fadil Vokrri” është I zënë derisa u shty edhe ndeshja Trepça ’89 – Ballkani, për shkak që kjo e fundit merr pjesë në Conference League.







