Katër persona janë arrestuar në aksionin që Policia e Kosovës e ka kryer të premten në Prishtinë.

PK-ja ka bërë të ditur se E.K, 17-vjeçar, A.K, 18-vjeçar, M.S, 18-vjeçar dhe A.G, 21-vjeçar, janë arrestuar për grabitjen më 18 dhjetor në rrugën “Rinia” në Prishtinë.

Ata nën kërcënimin e armëve dhe të maskuar kanë kryer grabitjen.

“Pjesë e operacionit ka qenë edhe bastisja e katër okacioneve të ndryshe, ku policía ka arritur të gjejë dhe konfiskoi një revole të tipi ‘Ekol Tuna’ si dhe dy thika”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të arrestuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Më herët sonte është arrestuar edhe personi i dyshuar për grabitjen e Bankës TEB vitin e kaluar, konkretisht më 26 nëntor. /Ballkani.info/

Lexoni edhe:

Arrestohet një i dyshuar për grabitjen e bankës TEB vitin e kaluar, tre të tjerë në kërkim (VIDEO)