Aksidenti në Shqipëri, mes viktimave një çift nga Ukraina. Të plagosura janë edhe 3 vajzat në “Land Roverin” e bardhë

Në mesin e viktimave të aksidentit tragjik në Qafë-Muzinë janë edhe dy persona nga Ukraina. Policia konfirmon se pesë persona humbën jetën, pasi furgoni ra në humnerë. Ndërkohë kanë ngelur të plogosura edhe vajza e cila u njoftua se u nxorr e gjallë nga fugoni dhe 3 vajzat që udhëtonin me Land Rover.

Të identifikuar me emra janë çifti i bashkëshortëve Fiqiri e Drite Korçari, 77 dhe 72 vjeç si dhe shoferi i furgonit taksi, Bardhi Proda.

Njoftimi i policisë: 

Informacion shtesë mbi aksidentin e ndodhur në rugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, ku në vendin e quajtur Muzinë, mjeti tip “Land Rover” me drejtuese shtetasen R. Ç., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. P., 51 vjeç  banues në Sarandë.Reklamë

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën drejtuesi i furgonit shtetasi B. P., pasagjerët F. K., 77 vjeç, banues në Tiranë, D. K., 72 vjeçe, banuese në Tiranë,

T.F., 48 vjeçe, banuese në Ukrahinë dhe O. F., 53 vjeç, banues në Ukrahinë.

Gjithashtu kanë mbetur të dëmtuara shtetaset G. D., 25 vjeçe, banuese në Tiranë(pasagjere në mjetin tip furgon), R. Ç.(drejtuese Land Rover), A. K., 23 vjeçe dhe G. P., 22 vjeçe, banuese në Itali(pasagjere në Land Rover).

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.