Aksident

Aksident mes kamionit e veturës në rrugën Ferizaj-Gjilan, vdes një grua

Një grua ka humbur jetën në një aksident trafiku e një tjetër ka mbetur i lënduar në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan, që ndodhi të mërkurën rreth orës 17:00.

Policia e Kosovës ka thënë se aksidenti ka ndodhur në rrugën Sojevë e Ferizajt, ku janë përfshirë një kamion transportues dhe një veturë.

Vdekja e gruas është konfirmuar nga mjekët kujdestarë në vendin e ngjarjes, e i lënduari po trajtohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

“Me datën 26.06.2024 rreth orës 17:00 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan, saktësisht në fshatin Sojevë të Ferizajt ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë një kamion transportues dhe një veturë me targa vendore. Për pasojë e këtij aksidenti një person i gjinisë femër e moshës madhore, e cila ishte pasagjere në veturë ka humbur jetën. Vdekja e saj është konfirmuar nga mjekët kujdestarë në vendin e ngjarjes”, i ka thënë KOHËS zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.