Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit/ Përplasen tre automjete, dyshohet se ka ndërruar jetë një person (PAMJET)

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të Rrëshenit në rrugën e Kombit.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë tre automjete. Për pasojë, dyshohet se ka ndërruar jetë një person, i cili është nxjerrë nga automjeti nga ndërhyrja e zjarrfikëses.

Mbeten ende të paqarta rrethanat e ngjarjes. Zjarrfikëset, ambulanca dhe policia kanë mbërritur me urgjencë në vendin e ngjarjes.