Akil Gjakova ka dështuar të kualifikohet në gjysmëfinale të “Grand Slamit” të Bakusë, pasi u mposht në çerekfinale nga xhudisti izraelit, Tohar Butbul.

Megjithatë, Akili ka një tjetër shans për medalje, atë të bronztë përmes Ripasazh.

Deri më tani e ka mposhtur xhudistin nga Moldavia, Victor Sterpu dhe po kërkon që të kthehet në Kosovë të paktën me medalje.

Ai tani do të përballet me Rustam Arujov nga Azerbajxhani.