Xhudo

Akil Gjakova në finalen e madhe të Evropianit në xhudo, ja ku mund ta shihni meçin

Akil Gjakova është kualifikuar në finale të Kampionatit të Hapur Evropian të Xhudos që po mbahet në Prishtinë.

Ai e mposhti në gjysmëfinale moldavin Petru Pelivan me Ippon.

Në finale, Gjakova do të përballet me fituesin e duelit Lasha Shavdatuashvilit dhe Manuel Lombardos.

Pas Distria Krasniqit, edhe Nora Gjakova ka humbur në gjysmëfinale nga gjeorgjiania Eteri Liparteliani.

Krasniqi në gjysmëfinale u mposht nga gjeorgjiania me wazari

Tani, ajo për vendin e tretë do të luftojë me Distria Krasniqin.

Për ta shikuar live ndeshjet e mbetura, përfshirë finalen ku është kualifikuar Akili, shfaqet në kanalin 4 të RTK.