Akil Gjakova e mposht xhudistin gjerman, kalon në çerekfinale të Abu Dhabit

Akil Gjakova ka kaluar në çerekfinale të Grand Slamit të xhudos Abu Dhabi, që është duke u zhvilluar në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi e mundi gjermanin Igor Wandtke të dielën në mëngjes.
Gjakova ishte tejet agresiv ndaj gjermanit dhe e mbylli meçin me Ippon, në kategorinë -73 kilogramë, raporton Gazeta Express.

Në çerekfinale, kosovari do të përballet me Khikmatillokh Turaev e Uzbekistanit.