Video

AIK-u kompleton transferimin e Bersant Celinës

Bersant Celina do të vazhdojë të jetë pjesë e AIK-ut.

Klubi suedez ka njoftuar sot për transferimin e përhershëm të reprezentuesit kosovar nga Dijoni.

Celina ishte i huazuar nga vjeshta te AIK-u. Ai tani ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 31 gusht 2026.

“Po ndihem shumë mirë që do të vazhdojë tek AIK-u. Nuk kam pasur asnjëherë ndjenjën që e kisha kur dola në fushë në ‘Friends Arena’. Është diçka krejt ndryshe. Jam i motivuar si asnjëherë më parë për t’u dëshmuar të gjithëve se sa i mirë mund të jem”, tha 27-vjeçari nga Prizreni.

Ndërkaq, drejtori sportiv i AIK-ut, Thomas Berntsen, dekaroi: “Jemi të lumtur që Bersanti ka vendosur të vazhdojë qëndrimin tek AIK-u. Në ndeshjet e fundit kemi parë potencialin e madh të tij dhe me një fazë të mirë përgatitore do të shohim më të mirën e tij në vitin 2024”.