Ali AHMETI

Ahmeti: Maqedonia dhe rajoni alternativë kanë vetëm integrimin euroatlantik

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka takuar sot në Shkup zëvendës-ndihmës sekretarin e shtetit amerikan, Metju Pallmer, si dhe ambasadorin e SHBA në Maqedoni, Xhes Bejli, ku u diskutua rreth zhvillimeve të fundit politike në Maqedoni, zbatimit të marrëveshjes së Prespës, reformave, si dhe integrimit EuroAtlantik.

Ahmeti nënvizoi përpjekjet për të arritur përkrahjen e nevojshme në Kuvend dhe që dita e premte ishte vetëm fillimi i një procesi disamujor të zbatimit të marrëveshjes së Prespës.

“Përkushtimi jonë konstruktiv nuk do të mungojë as në javët në vijim deri në rrumbullakësim të procesit për integrimin e vendit në NATO dhe BE. Vendi dhe rajoni nuk kanë alternativë tjetër përveç se integrimit euroatlantik dhe miratimit të standardeve perendimore demokratike”, ka thënë ai.