Agjenti i Patrick Cutrones, Donato Orgnoni ka insistuar se klienti i tij është i lumtur te Milani përkundër interesimeve për shërbimet e 21 vjeçarit nga jashtë Italisë.
Cutrone realizoi 12 gola në të gjitha kompeticionet gjatë sezonit të kaluar, ndërsa këtë edicion sulmuesi i dalur nga akademia e Milanit ka arritur të shënojë 7 gola.
Sulmuesi italian ka kontratë me Milanin deri në vitin 2023, kurse ka startuar në vetëm 7 ndeshje në këtë kampanjë të Serie A, teksa te ky zhvillim ka ndikuar edhe transferimi i Higuainit gjatë verës së kaluar.
“Nëse Cutrone do të kishte qenë i huaj do të ngjallte më shumë interesim, pavarësisht se mbetet një prej talentëve më të rëndësishëm të Italisë. Disa skuadra nga Bundesliga dhe La Liga janë interesuar, por Cutrone dëshiron të mbetet te Milani. Ne presim që Cutrones t’i dhurohen hapësirat e njëjta si me vitin e kaluar, dhe pastaj është në dorën e tij të tregojë kualitetet me gola dhe me çmime të mundshme”, u shpreh agjenti i Cutrones.
Orgnoni shtoi se pala e tij nuk është e shqetësuar rreth përforcimeve potenciale në repartin ofensiv, gjersa konfirmoi se bashkëpunimi i Cutrones me Higuanin është i shkëlqyeshëm.







