Agim Veliu prezanton vetën si kryetar të LDK’së në një tortë

Agim Veliu është prezantuar si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës me rastin e ditëlindjes së tij. Stafi e ka befasuar atë me një tortë në të cilën shkruan “LDK, urime kryetar”. Ky mbishkrim është bërë në kohën kur Veliut po i lakohet emri se edhe mund të bëhet me të vërtetë kryetar i LDK-së.

Kryetari i Podujevës, Agim Veliu po feston sot ditëlindjen. Në ambientet e komunës atij i kanë sjellë tortë, për të cilën Veliu e ka falënderuar stafin.

Agim Veliu po përmendet për të parin e LDK-së. Kuvendi Qendror i Zgjedhjeve të LDK-së mbahet më 3 gusht. Isa Mustafa ende nuk e ka konfirmuar nëe do të heq dorë nga ky post apo do të rikandidojë edhe për një tjetër.

loading…