Agim Ademi thyen heshtjen, tregon se cilët futbollistë i do Kosova

Shefi i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është rrëfyer në një intervistë të gjatë për emisionin ‘Dueli Sportiv’.

I pari i futbollit kosovar ka folur në lidhje me futbollin e Kosovës, Përfaqësuesen e Kosovës dhe infrastrukturën.

Duke folur për infrastrukturën, Ademi ka dhënë lajme të mira në këtë drejtim për skuadrat e Superligës, si dhe për stadiumet ‘Adem Jashari’ dhe ‘Fadil Vokrri’.

Në mes të tjerash, Ademi ka folur edhe për miqësoren me Suedinë në janar të Kosovës, si dhe për gjasat e miqësores me Amerikën.

“Shpresoj që viti 2020 të jetë edhe më i suksesshëm dhe shpresoj se të ketë sa më shumë befasi”, ka thënë Agim Ademi.

“Ne jemi në bisedime dhe kemi interesim për disa futbollistë”, tregon më tej presidenti i FFK-së.

“Bujë ka bërë fotografia me Andi Zeqirin, por që ende s’ka asgjë përfundimtare. Kemi interesim edhe për Leon Dajakun dhe Meritan Shabanin, por që nuk ka diçka konkrete”, shtoi ai.