Agim Ademi takon ambasadorin e Katarit, kërkon që Kosovës t’i dhurohet stadiumi i ndërtuar nga kontejnerët

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi sot në Tiranë e ka takuar ambasadorin e Katarit, Ali Bin Hamad Al-Marri.

“Nga ambasadori Al-Marri kërkova që të na ndihmojë në realizimin e Memorandumit të Bashkëpunimit me Federatën e Futbollit të Katarit, si dhe për stadiumin e ndërtuar me kontejnerë për Kupën e Botës, e të cilin kemi kërkuar që të na dhurohet si donacion”, ka thënë Ademi.

Postimi i plotë:

Sot pata kënaqësinë ta takoj ambasadorin e Katarit në Tiranë, z.  Ali Bin Hamad Al-Marri, e ku të pranishëm ishin edhe Abdulaziz Mohammed Alsahli sekretar e Nada Abdulrahman Al Sayed konsulle, si dhe u.d. sekretari i përgjithshëm, Taulant Hodaj.

Diskutuam për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve tona dhe projektet e përbashkëta në futboll.

Nga ambasadori Al-Marri kërkova që të na ndihmojë në realizimin e Memorandumit të Bashkëpunimit me Federatën e Futbollit të Katarit, si dhe për stadiumin e ndërtuar me kontejnerë për Kupën e Botës, e të cilin kemi kërkuar që të na dhurohet si donacion.

E falënderoj ambasadorin Al-Marri për mikpritjen e ngrohtë dhe shtetin mik të Katarit për mbështetjen.