Agim Ademi pret që nga Anglia të vijnë 7500 tifozë për ndeshjen në Kosovë

Për lojën e Kosovës me Anglinë, kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka paralajmëruar një numër të madh të tifozëve anglezë të cilët do të vijnë në Kosovë për të parë lojën.

Ndonëse u janë rezervuar vetëm 800 ulëse, sipas Ademit, Kosova do të ketë mbi 7 mijë anglezë atë ditë.

“Çdo biletë do ta ketë emrin dhe mbiemrin, 12 mijë bileta, përveç atyre që u japim anglezëve dhe UEFA-s. Policia e tyre bashkë me policinë tonë do ta mirëmbajnë sepse e dimë që anglezët janë kushtimisht po them të dhunshëm dhe do të kemi kujdes për qytetin dhe anglezët. Vijnë 7 mijë e 500 anglez ndërsa ju takojnë diku rreth 800 bileta”, ka thënë Ademi në Rubikon.

Ademi tha se për hir të raporteve me shtetin anglez dhe njëkohësisht mirëpritjes së tyre në Angli, do të mundohen që t’u ofrojnë më shumë vende.

Ai bëri të ditur se në bashkëpunim me kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në mënyrë që pritja për tifozët anglezë të bëhet në mënyrën më të mirë të mundshme.

loading…