Agim Ademi nuk ndalet, ky është lojtari i ri që po e afron te Kosova

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) po vazhdon të punojë në afrimin e talenteve të Kosovës që luajnë për klube të ndryshme në Evropë

Andi Zeqiri ishte njëri prej futbollistëve që thuhet se FFK ka arritur që ta ofrojë shumë afër vetes. Madje për këtë talent kanë bërë debat edhe mediat kryesore në Zvicër, duke e vlerësuar atë lart.

E në anën tjetër, pas Andi Zeqirit, kryetari i FFK-së, Agim Ademi sot është takuar edhe me talentin tjetër Valon Zumberi.

Talenti thuhet se ka qëndruar sot në zyrat e FFK’së në Kosovë dhe luan në pozitën e qendërmbrojtësit.

Zumberi luan për Hamburg U-19, në Gjermani, ku nga 10 ndeshje ka shënuar dy gola gjatë këtij sezoni.