Adnan Hyseni merr vend të dhimbshëm, shuan klubin e Futsallit FC BESA

Themeluesi dhe drejtori i Klubit të Futsallit, FC Besa e Pejës, Adnan Hyseni ka bërë të ditur se është i detyruar ta shuaj këtë klub.

Sipas tij, mungesa e mbështetjes dhe mungesat financiare të Hysenit e kanë shtyrë të merr këtë vendim të dhimbshëm.

“Pas shumë sakrificave në jetë edhe pse kontributi im dhe familjes time ishte i madh në shumë drejtime, pas goditjes së rëndë që mori familja ime me humbjen e vllaut Avnis po e marr edhe nje goditje tjetër duke e shuar klubin FC Besa Futsal për të cilin i shkriva të gjitha”, ka shkruar Hyseni.

Pjesa tjetër e postimit të Adnan Hysenit:

Klubin FC Besa Futsal të cilin e krijova para 11 viteve, për të cilin e shkatërrova familjen në aspektin financiarë duke i shpenzu të gjitha, aq shumë, sa shpesh herë edhe familjen e kam lon tepër keq edhe pa buk goje, klub ky që i dha shumë futsallit Kosovarë e veqanerisht qytetit të Pejës, klub që i mbështeti me qindra të rinjë për 11 vite duke i eduku dhe ngritë në aspektin profesional por edhe mbështet fuqishëm edhe në aspektin financiar, klubin që nuk e shuva pas sëmundjes time shumë të rënd, me goditi fort jeta me vdekjen e vllaut Avnis pra i qendrova afër për hatër të sakrificës dhe lojtarëve e tani unë jam i detyrum që të them edhe publikisht se ky klub është pranë shuarjes dhe tërheqjes nga garat e Supërligës e arsyet që po më detyrojnë ta marr këtë vendim janë:

1: Unë nuk kam më mundësi ta mbështes klubin FC Besa Futsall në aspektin financiarë se edhe ne si familje jemi në gjendje të rënd financiare.

2. Disa sponzor që kanë disa obligime ndaj klubit nuk po i kryjn ende dhe unë nuk mundem të bëjë më shumë duke i detyru ata sepse gjdo mbështetje që kemi pas ka qenë vullnetare dhe nuk kam forcë që unë të bëjë presion ndaj Kompanive që kanë premtu e që ende nuk i kan depunu të hollat edhe pse i obligon fjala e dhen si sponzor të klubit për kampionatin 2018/2019.

3. Pos Shkodran S Loshaj, Artidon Kelmendi, Endrit Gjurkaj, Genc Vokshi, Agon Rexhës i cili ka udhëtu për Angli me arsye familjare, Ali Tahiraj si perfaqësues dhe Afrim Belegu si trajner të gjithë lojtarët tjerë e kanë bojkotu klubin për shkakë të disa mos pagesave që klubi ka ndaj tyre edhe pse të gjithë janë të njohur me situatën e rënd të klubit ( ku në bazë të marrëveshjes klub – lojtar në fillim të sezonës së dytë klubi ka obligim vetem dy ndeshje ndaj tyre).

Unë kurr nuk do kisha besu se lojtarët që i kam rrit, eduku e mbeshtet fuqishëm për shumë vite në këtë kohë tepër të veshtirë emocionale, shpirtërore e financiare që po kalon familja ime pas humbjës së vllaut Avnis do e bojkotente klubin kur kanë mbet vetëm edhe 5 ndeshje për tu zhvillu sepse familja ime dhe klubi Besa i ka shperby ndër vite po këta lojtarë e qindra të tjerë po unë për këtë veprim të padrejt nuk kam qka të ju them më shumë pos faleminderit për bojkotin.

Unë për herë të parë publikisht i drejtohem të gjithë atyre që e kanë mundësinë financiare ta mbështesin klubin FC Besa Futsal që së paku të mos shuhet dhe ta përmbyllim kampionatin 2018/2019 do i isha mirnjohës sepse kam sakrifiku shumë dhe do ishte goditje e rënd për mua por edhe për qytetin e Pejës dhe sportin në përgjithësi siq edhe për FFK-në si institucion. Pra në qoftse deri me datën 5 Prill 2019 klubi nuk do ketë mbështetje jam i detyruar që ta shuaj ekipin FC Besa Futsal.