Agim Ademi

Ademi përgëzon Kosovën U19: Ky është sukses frymëzues për futbollin kosovar

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka përgëzuar djelmoshat e Kosovës U19, të cilët sot arritën një sukses të madh në garat evropiane.

Dardanët e rinj kanë siguruar kualifikimin në “Elite Ruand” pas barazimit që morën sot ndaj Maltës.

Kosova me dy barazime dhe një fitore ka siguruar pozitën e dytë që ishte e mjaftueshme për të ecur tutje.

“Kombëtarja U19 kualifikohet në “Elite Round” për kualifikimet e Evropianit 2024. Pas barazimit me Sllovakinë (1:1) dhe fitores bindëse ndaj Ukrainës (4:0), djemoshat dardanë barazuan në ndeshjen e tretë kundër Maltës (2:2), rezultat ky që i mjaftoi për ta siguruar kualifikimin tutje nga Grupi 7.

Ky pa dyshim është një sukses frymëzues për futbollin e Kosovës dhe dëshmi për të ardhme të ndritur.

Uroj secilin futbollist për angazhimin dhe kontributin e dhënë për këtë arritje. Po ashtu, përgëzoj edhe stafin në krye me përzgjedhësin Adil Maliqi për punën e mirë gjatë kësaj periudhe.

Suksese dhe fat në “Elite Round” 🇽🇰⚽”, ka shkruar Agim Ademi. /Ballkani.info