Ademi nuk e përjashton mundësin që te Kosova ta ofrojnë lojtarë nga Shqipëria

Nëse lojtarë shqiptarë nga Kosova i bashkohen Kombëtares Kuqezi, e kundërta nuk ndodh me dardanët.

Pra nuk mund të gjejmë raste kur futbollistë nga Shqipëria i bashkohen Kosovës që të ndihmojnë ekipin e Bernard Challandes me objektivat për t’u kualifikuar në një turne prestigjioz.

A do ta shohim në të ardhmen? Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, la gjithçka të hapur.

‘Çdo moment që neve që na duhet ose na konvenon për ekipin kombëtar, ne do të marrim, këtu nuk bën përjashtim as Shqipëria. Në kombëtare do të afrohen vetëm lojtarët më të mirë’ ka thënë Ademi për ATV..