Presidenti i federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka uruar Federatën e futbollit të Gjermanisë në përvjetorin jubilar të saj.

Ademi ka thënë se ishte i lumtur që ishte pjesë e festës Gala të Federatës Gjermane të Futbollit, organizuar me rastin e shënimit të 125-vjetorit të saj në Leipzig

Postimi i plotë:

🤝 Kisha kënaqësinë të isha pjesë e festës Gala të Federatës Gjermane të Futbollit, organizuar me rastin e shënimit të 125-vjetorit të saj në Leipzig.

🎉 Në këtë përvjetor jubilar, në emër të komunitetit futbollistik të Kosovës, i shpreha urimet e mia presidentit Bernd Neuendorf dhe e përgëzova për punën e jashtëzakonshme që ka bërë ndër vite për zhvillimin e futbollit gjerman, duke i dhuruar Europës dhe botës momente të paharrueshme dhe frymëzuese në fushën e gjelbër!

⚽️ Gëzuar 125-vjetorin @dfb