Ademi dorëzon “Topin e Artë” në Shqipëri: Sot krenohemi në UEFA dhe në FIFA

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ishte i pranishëm mbrëmjen e sotme në sallën e Teatrit, të Operas dhe Baletit.

Presidenti i FFK-së ka dorëzuar çmimin “Topi i Artë“ për Megi Doçin, ku edhe ka gjetur momentin për të mbajtur një fjalim të shkurtër. Ademi ka shprehur kënaqësinë të jetë i pranishëm në këtë mbrëmje gala dhe falenderon kreun e FSHF-së, Armand Dukën, për kontributin e dhënë për futbollin shqiptar.

“Përshëndetje të gjithëve. Jam shumë i lumtur që gjithmonë jam në këto evente dhe i shoh të gjithë këta yje, këto fytyra, këta legjenda të shqiptarëve, më të cilët jemi mburrur gjithmonë. E di që për të zgjedhur të mirët është vështirë te ne. Falenderoj presidentin Duka që ka bërë kaq shumë për futbollin shqiptar dhe që sot krenohemi në UEFA dhe në FIFA. Sidomos, krenohemi për faktin që edhe ne shqiptarët e kemi një njeri në qeverisjen e futbollit europian. Faleminderit dhe i uroj të gjithë ata që fituan”, është shprehur Agim Ademi.