A po ndërmjetësohet një marrëveshje? Basha 60 takim kokë më kokë me Presidentin Meta

Lideri i demokratëve Lulzim Basha ka zhvilluar një takim kokë më kokë në ambientet e Presidencës me kreun e shtetit Ilir Meta.

Pavarësisht se deri më tani asnjë nga zyrat respektive të shtypit nuk ka dhënë detaje për takimin që ka zgjatur rreth 60 minuta, mendohet se fokusi i bisedës ka qenë kriza politike në Shqipëri.

Dy javët e fundit politike kanë përcjellë dukshëm një rënie të intensitetit të akuzave mes palëve, çka ka bërë që shumë të mendojnë se larg vëmendjes së medias po nisin hapat për një ndërmjetësim të mundshëm të krizës politike e cila prej muajsh.

Pritet që këtë të mërkurë kreu i shtetit Ilir Meta të dalë në një konferencë me gazetarët në orën 17:00, dhe prej aty mund të mësohen më shumë detaje rreth lëvizjëeve të fundit politike

Kujtojmë se këtë të mërkurë komisioni i delegacionit të Venecias mori të gjithë kohën e nevojshme për të mbledhur informacion në lidhje me debatin për shkarkimin e Presidentit dhe u shpreh se do të japë konkluzionin më 11 tetor.

loading…