A humbi qëllimisht Guardiola? – Tifozët thonë se ai iu frikësua Bayernit

Pas fitores mbresëlënëse të Bayern Munichut me rezultat 8:2 kundër Barcelonës, disa tifozë kanë sugjeruar se Pep Guardiola qëllimshëm e humbi ndeshjen kundër Lyonit, që të mos përballet me bavarezët në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Manchester City u eliminua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të shtunën në mbrëmje, pas disfatës befasuese me rezultat 3:1 kundër Lyonit, që në rundin e 1/8 të finales e kishte eliminuar Juventusin.

Guardiola u kritikua për zgjedhjet që i bëri në formacionin e parë, duke i lënë jashtë skuadrës së tij Bernardo dhe David Silvën si dhe Riyah Mahrezit. Ai i bëri ndryshimet gjatë pjesës së dytë, mirëpo ato nuk i mjaftuan për ta shmangur eliminimin.

Përderisa Guardiola u duk i zhgënjyer pasi gjyqtari e sinjalizoi në fundit e ndeshjes, shumë tifozë në rrjete sociale kanë sugjeruar, në formë tallëse, se Guardiola e planifikoi vetë këtë eliminimin për të mos u përballur me Bayernin në superformë.

“Pep Guardiola humbi qëllimisht për ta shmangur tupërimin në rundin e ardhshëm kundër Bayern Munichut. Taktikë gjeniale”, shkroi @FotballFunnnys.

“Pep Guardiola kur e kuptoi se fituesi do të luante kundër Bayern Munichut”, shkroi @dyannextdoor mbi një video të legjendës së NBA, Magic Johnson, i cili thotë “nuk do të jem këtu”.