Mauricio Pochettino

A do shkarkohet sot Pochettino? Chelsea raportohet se ka gjetur trajnerin e ri

Chelsea pësoi një humbje të rëndë 4-2 në shtëpi kundër Wolves dhe ka rënë jashtë top 10 në Ligën Premier.

Blutë kanë dështuar këtë sezon me të gjitha standardet e mundshme dhe pyetjet po i bëhen Mauricio Pochettinos.

Një person nga Ohri ka sulmuar një punonjës të Shërbimit të UrgjencësDeri në 400 ushtarë gjermanë pritet t’i bashkohen KFOR-itKjo uebfaqe e frikshme zbulon gjithçka që di interneti për juArion publikon këngën e re të titulluar “Loyalty”​KFOR-i në patrullim përgjatë kufirit Kosovë-Serbi

Në janar, u raportua se argjentinasi mund të largohej nga klubi, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Todd Boehly dhe bashkëaksionarët e tjerë i besuan atij për ta përfunduar këtë sezon dhe më pas ata do të marrin një vendim bazuar në të gjithë sezonin.

The Athletic shkruan se e ardhmja e Pochettinos është ‘në ajër’ pas ndeshjes së Wolves. Ky raportim i mediumit u kujton tifozëve se “Potter ishte i sigurt deri sa u shkarkua” – trajneri aktual mund të shkarkohet po aq shpejt sa anglezi.

Chelsea thuhet se është e interesuar në Xabi Alonson dhe e sheh atë si favorit për të marrë postin, gjersa Xavi, Jose Mourinho, Hansi Flick dhe Julian Nagelsmann, janë po ashtu emrat në listë.