Sulmi me armë ndaj Top Channel, policia zbarkon në shtëpinë e reperit

Reperi i njohur kryesisht në rrjete sociale si Cllevio përmes një videoje në Tik Tok ka deklaruar se policia ka zbarkuar në shtëpinë e tij pas sulmit me armë ndaj ambienteve të Top Channel ku mbeti i vrarë roja i sigurisë.

Policia nuk ka sjellë ende asnjë njoftim zyrtar mbi ngjarjen e ndodhur gjatë natës. Sa i përket deklaratës së personazhit të rrjeteve sociale Vllevio ende nuk është konfirmuar vërtetësia e saj.