Milani pritet të përfitojë mbi 80 milionë euro nga shitja e biletave këtë sezon

Derisa pronarët e Milanit, RedBird, duan një tjetër stadium, megjithatë klubi sërish mund të përfitojë mbi 80 milionë euro nga shitja e biletave në San Siro.

Gerry Cardinale dhe RedBird janë duke i vazhduar përpjekjet për një shtëpi të re të Rossonerëve dhe po punojnë në një projekt në zonën La Maura të qytetit për një stadium prej 60.000 – 70.000 ulësesh.

Milani kishte planifikuar ndërtimin e një stadiumi të përbashkët me Interin, megjithatë raportohet jo të mira mes klubeve kanë bërë që ata të bëjnë plane për projekte të pavarura.

(Foto: Football Italia)

La Repubblica detajon se San Siro vazhdon të jetë fitimprurës për Milanin që mund të përfitojë rreth 83.7 milionë euro nga shitja e biletave këtë sezon. Nëse arrijnë deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, kjo shumë mund të arrijë deri në 90 milionë euro.

Nga 18 ndeshjet e Rossonerevë në shtëpi këtë sezon në të gjitha garat, në 15 prej tyre kanë qenë pjesëmarrës mbi 70.000 tifozë. /Telegrafi/