Javën e ardhshme mbahen tri seanca, njëra për UÇK-në

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se javën e ardhshme në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit është vendosur që javën e ardhshme të mbahen tri seanca, ku njëra prej tyre do të jetë për nderë të Epopesë së UÇK-së.

“Sot u vendos që javën e ardhshme të mbahen 3 seanca, e para më 6 mars për nderë të epopesë së UCK-së, e dyta me 8 mars, ndërsa të enjten do të jetë seanca plenare”, tha Kusari-Lila.