Pejë | Punëtori bie nga shtylla elektrike, vdes pas plagëve të marra

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Levoshë të Pejës.

Një punëtor  ka rënë nga shtylla elektrike në të cilën ishte duke punuar dhe nga plagët e marra ka vdekur.

Rasti është konfirmuar nga Policia për rajonin e Pejës.

“Punëtori ka qenë duke punuar në shtyllën elektrike ende nuk e dimë a ka qenë në kontakt me energjinë që është rrëzuar apo jo, por mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij”, ka thënë Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës.