Daçiq: Qëndrimi i Serbisë për propozimin franko-gjerman është i qartë, e pranojnë nëse Kosova nuk anëtarësohet në OKB

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq deklaroi sot se qëndrimi zyrtar i Serbisë në lidhje me propozimin franko-gjerman për zgjidhjen e çështjes së Kosovës është shumë i qartë dhe i përgjegjshëm, përkatësisht se Serbia dëshiron që dialogu të vazhdojë, të marrë pjesë në të dhe të flasin për të gjitha këto, duhet diskutuar në bazë të këtij plani.

Daçiq, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Beograd, tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë qartë se cilat janë vijat e kuqe, pra çfarë është e papranueshme për Serbinë, e kjo është anëtarësimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara.

“Kjo është shumë e rëndësishme sepse pata rastin të dëgjoj vlerësimin në Bruksel se Vuçiq u soll në mënyrë konstruktive dhe të përgjegjshme, ndryshe nga Prishtina, dhe mendoj se është shumë e rëndësishme që ne të përpiqemi të ruajmë interesat tona shtetërore dhe kombëtare, por edhe ta ruajmë Serbinë nga kërcënimet e ndryshme, shantazhet, sanksionet e mundshme dhe gjithçka që mund të kërcënojë të ardhmen e qytetarëve të Serbisë”, tha Daçiq.