E turpshme/ Ndeshja e trukuar në MMA, djali i liderit çeçen fiton se rivali kishte frikë ta godiste
Djali i liderit çeçen Ramzan Kadyrov, 16-vjeçari Ali, fitoi siç pritej në ndeshjen e tij debutuese MMA kundër Islam Akbarov.
Por Kadyrov, siç pritej, fitoi para kohe në paraqitjen e tij të parë MMA. Ky 16-vjeçar mundi Islam Akbarov me një ndërprerje që ndoshta ishte planifikuar para fillimit të ndeshjes.
Akbarov nuk kishte asgjë për të kërkuar në një ndeshje me djalin e liderit çeçen. Ishte vetëm çështja se kur do ta përfundonte ndeshja dhe në fund u ndërpre pas 3 minutash.
Ishte e qartë që në minutën e parë që ndeshja ishte fiksuar. Kadyrov kishte iniciativën gjatë gjithë kohës, por rivali kishte frikë t’i kthehej.
Në fund, arbitri e ndërpreu ndeshjen pas një serie grushtesh të dobëta nga Kadryov. Ai e kishte të vështirë të kthehej me grushta dhe kjo ndërprerje është padyshim një nga më të çuditshmet ndonjëherë.
Kafirov Jr with the "stoppage" victory. If this shit wasnt fixed to make that rat look great, then I dont know what was! Loooool. 🤣🤣🤣🤣 pic.twitter.com/mjho9EnQaL
— Borz ⛰ 🐺 (@Borz4562) December 23, 2022