A është sinjal për Serbinë? Forcat ushtarake të NATO-s marrin pjesë në stërvitjen ushtarake në Bullgari

Ushtarët e grupit të betejës shumëkombëshe të NATO-s në Bullgari duke marrë pjesë në një stërvitje ushtarake.

Stërvitjet vijnë pasi zyrtarët estonezë të mbrojtjes thanë javën e kaluar se SHBA do të dislokonte trupa shtesë këmbësorie në vendin baltik të Estonisë për të forcuar mbrojtjen në krahun lindor të NATO-s.

Dislokimi përbëhet nga një kompani këmbësorie amerikane – një njësi që zakonisht përbëhet nga 80 deri në 250 ushtarë, tha në një deklaratë ministria e mbrojtjes e Estonisë.

Kujtojmë gjithashtu se këto stërvitje po kryhen gjithashtu në kohën e tensioneve në rritje në Kosovë, ku Serbia ka paralajmëruar se do të kërkojë futjen e trupave të veta në Veri.

Mos ndoshta ky është një sinjal për Serbinë pas deklaratave të NATO-s se është e gatshme për të ndërhyrë në Kosovë në rast tensionesh?