Zhvillime dramatike në RTK, komentatori Andin Lokaj lë punën

Komentatori i njohur i futbollit, Andin Lokaj, është larguar nga Radio Televizioni i Kosovës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, Lokaj ka bërë me dije se ka ndarë rrugët me RTK-në pas 5 vitesh shërbime aty, raporton Gazeta Sinjali.

Ai nuk ka bërë të ditura arsyet e largimit.

“Të nderuar dhe të rrespektuar, këto ishin emocionet e mia të fundit pas 5 vjetësh në RTK. Më nuk do të jem pjesë e televizionit publik. Ju dua dhe rrespekte”, tha Lokaj.