Trepça ’89 me postim emocionues pas vdekjes së futbollistit Erion Kajtazi
Futbolli kosovar në zi. Ylli i Trepçës ’89, Erion Kajtazi ka vdekur gjatë ditës së sotme.
Erioni ishte duke luajtur në ndeshjen ndaj A&N në kategorinë e juniorëve, kur ra në fushë pa vetëdije.
Pas këtij lajmi ka reaguar edhe klubi mitrovicas, Trepça ’89. Në rrjetin social “Facebook”, klubi mitrovicas e ka bërë një postim emocionues.
Njoftimi i plotë:
“Njoftim Mortor.
Sot në moshën 17 vjeqare ndahet nga ne i yni i paharruari
Erion (Faton) Kajtazi.
Nuk gjejmë fjalë për të shkruar për Ty Erion.
U rrite me të gjitha grupmoshat te ne.
Ne planifikuam që në një të ardhme të afërt të realizojmë transferimin tënd në Europ e se vjen kjo ditë të ndahemi nga ti vetëm fizikishtë por jo edhe emocionalishtë e shpirtërishtë.
Eri siq të thrrisëshim të gjithë do të mbetesh gjithmonë në mendjen tonë i Dashur, i Buzëqeshur, i Afërt me të gjithë shokët dhe në përgjithësi klubin tonë.
Me Dhimbje të madhe tëmpërkujtojm e kurrë nuk të harrojmë i gjithë Klubi KF TREPÇA’89
Presidenti
- Abedin Zeka BEKI“.