Blero ka folur për bisedën e fundit me Granit Xhakën

I ftuar në emisionin “Dueli Botëror”, këngëtari i njohur, Blero, ka folur për kapitenin e Zvicrës, Granit Xhaka.

“U bona merak se u folke pak se u lëndu, por më tha se jam okej”, citohet të ketë thënë ai (sic.).

Kantautori ka shtuar tutje: “u ndjeva i gëzuar që ma jepi atë lajm”.

(Foto: Instagram/granitxhaka)

I pyetur se cili do të ishte kapiten i Përfaqësues së Kosovës prej këngëtarëve, u përgjigj shkurt: “Unë”.

Blero njëherësh ka folur edhe në lidhje me organizmin: “Sigurisht që ndoshta nuk ka qenë fer vendimi për t’i ndaluar birrat në stadium, dy ditë para fillimit të botërorit”. Këngëtari shtoi se “ai shtet ka disa rregulla strikte dhe duhet me i kuptu rregullat e tyre” (sic.).

(Foto: Instagram/granitxhaka)

Kjo është vetëm nata e dytë e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në finalen e madhe të Kampionatit Botëror.

Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror.