Therje me thikë afër Milanos, një i vdekur dhe pesë të lënduar

Në qytetin e Assagos, i cili ndodhet jo shumë larg Milanos, sipas mediave italiane janë goditur me thikë pesë persona.

Mes tyre është edhe futbollisti spanjoll, ish-lojtari i Arsenalit, Pablo Mari, i cili është dërguar në një spital për trajtim të mëtejmë.

Sulmi ndodhi në një qendër tregtare, ku një person ka mbetur i vdekur dhe bëhet fjalë për një person të punësuar në qendrën tregtare.

Dy persona raportohet se janë në gjendje të rëndë shëndetësore, raporton ansa.

Sulmuesi rreth moshës 46-vjeçare goditi me thikë njerëz në mënyrë të rastësishme gjersa tashmë është arrestuar.

Policia tha se nuk ishte një sulm terrorist gjersa thuhet se ishte i sëmurë mendor.