Srebrenica

Dodik ‘preket’ me kryeministrin malazez: Mbështetja e rezolutën për Srebrenicën nga Mali i Zi, është moralisht dhe historikisht katastrofike

Duket se presidenti i etnitetit të RS-së në Bosnje dhe Hercegovinë Milorad Dodik, është hidhëruar shumë me një deklaratë të kryeministrit malazez Milojko Spajiq.

Ky i fundit tha se do të mbështesë rezolutën për Srebrenicën.

Ky veprim nuk i ka pëlqyer Dodikut i cili kërcënoi dhe ofendoi, siç e ka zakon.

“Mbështetja e rezolutës është moralisht, politikisht dhe historikisht katastrofike”, tha Dodik.

“Po të mos merrnin parasysh stigmën që kjo rezolutë i imponon gjithë popullit serb, së paku do të mund ta pyesnin veten se si do të ndiheshin afro 40 për qind e qytetarëve malazezë që identifikohen si serbë”, tha Dodik në llogarinë e tij X.

Dodik tha se Millo Gjukanoviq u mposht në zgjedhje, por për fat të keq fitoi politika, e cila si rregull është në dëm të serbëve në Mal të Zi.

“Këtë e ka konfirmuar kryeministri Spajiq sonte” – tha Dodik.