“Ja pse po largohem nga Vetëvendosje”, asambleistja me fjalim 1 minutësh zbulon pse braktisti partinë e Albin Kurtit

Lira Gashi-Kryeziu nga sot nuk është pjesë e asamblesë së Vetëvendosjes në Klinë.

Ajo ka dhënë dorëheqje nga subjekti i saj duke kaluar si asambliste e pavarur.

Me një fjalim të shkurtër në seancën e sotme të Kuvendit në Klinë, Gashi-Kryeziu ka përmendur arsyet që kanë shtyer atë të marrë këtë vendim.

“Deri sot kam qenë pjesë e Vetëvendosjes dhe nuk pendohem që isha. Nga ky moment deklarohem e pavarur. Arsyeja e largimit tim është anashkalimi i vendimit dhe mosbashkëpunimit të grupit tim Vetëvendosjes. Emri im gjithmonë është anashkaluar nga çdo vendim dhe së fundi mosftesa në pjesëmarrje të zgjedhjeve qendrore në zgjedhjet e partisë në Klinë. Këto janë arsye të mjaftueshme që nga sot të deklarohem si asambliste e pavarur në Klinë” ka thënë Lira Gashi-Kryeziu.