Kërkesa e Ukrainës për anëtarësim në NATO, Stoltenberg: Dera jonë është e hapur për të gjitha vendet e BE

“Dera jonë është e hapur për të gjitha vendet e BE-së”, theksoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s në një konferencë urgjente për shtyp, menjëherë pas kërkesës zyrtare të Kievit për anëtarësim të shpejtë në Aleancën e Veriut.

Jens Stoltenberg i referoi Ukrainës vendimet e Samitit të qershorit të kaluar në Madrid, duke theksuar se kërkesa e Kievit do të shqyrtohet dhe duhet të pranohet unanimisht nga të gjitha vendet anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

“NATO mbështet të drejtën e të gjitha vendeve për të aplikuar për anëtarësim në Aleancë dhe gjithmonë e mban të hapur derën për Ukrainën, siç kemi deklaruar në të kaluarën”, tha ai.

“Ne mbështesim të drejtën e Ukrainës për të përcaktuar rrugën e saj. Qëllimi ynë tani është të ofrojmë mbështetje për Ukrainën për të zmbrapsur sulmin barbar të Rusisë”.

Ai më tej tha se aleatët kanë deklaruar dhe demonstruar mbështetjen e tyre për Ukrainën dhe se bashku do të vendosin rrugën e vendit drejt anëtarësimit, siç bënë me Suedinë dhe Finlandën në Samitin e NATO-s në Madrid.