Mbyllen pjesët e para në Gjilan e Mitrovicë, këto janë rezultatet

Kanë përfunduar 45 minutat e parë të ndeshjeve të sotme në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Demokracia.com.

Drita po udhëheq me rezultat 3:0 ndaj Llapit me dy gola të shënuar nga penallti nga Besnik Krasniqi dhe një nga Almir Kryeziu.

Ndeshja tjetër në Mitrovicë, ndërmjet Trepçës ’89 e Malishevës, ka përfunduar pjesa e parë me rezultat 1:1. /Demokracia.com