Prokuroria konfirmon kallëzimin penal kundër ambasadorit Berishaj
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzim penal nga Agjencia Kundër Korrupsionit kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, të cilin e ka dërguar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Shtetit, Ekrem Lutfiu ka bërë të ditur për Ballkani.info se kallëzimin penal e kanë dërguar në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.
“E nderuar, ju njoftoj se Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, ka pranuar nga Agjencinë Kundër Korrupsionit kallëzim penal kundër personit me inicialet M.B. Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, kallëzimin penal e ka dërguar në kompetencë në Prokurori Themelore në Prishtinë”, ka thënë Lutfiu për Ballkani.info.
Megjithatë, AAK-ja nuk mohoi as pohoi kallëzimin penal.
LEXO EDHE: