Lajmi i fundit

Korçë: Dyvjeçarit i bie motori sipër, lëndohet rëndë

Një 2-vjeçarit në lagjen 4 të Korçës, i ka rënë motori mbi trup.

Ai ishte duke luajtur në oborrin e shtëpisë, kur ka hipur në motorrin e parkuar, ku edhe është rrëzuar në tokë ndërsa motori i ka rënë mbi trup.

Sipas informatave, Top Channel raporton se fëmija ka marrë dëmtime të shumta dhe është nisur drejt Tiranës.

Motori i parkuar në oborr i përket babait të tij, i cili momentalisht është në burg.

Nëna e fëmijës ka qenë brenda në shtëpi, ndërsa atë të rrëzuar në tokë me motorrin sipër e kanë pare motrat e tij.

Policia po vazhdon punën për zbardhjen e ngjarjes.