Prizrenasit nuk i pritet në kolonat e Prishtinës, kalon me veturë në shesh

Në ditët e verës kur kolonat janë më të shpeshta, duket se dikush nuk dëshiroi të pres gjatë dhe kaloi në sheshe që të dalë në destinacionin e caktuar.

Edhe pse është rreptësishtë e ndaluar qarkullimi me mjete të tilla, një drejtues i makinës me tabelat 04 kaloi në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë.

Padyshim se një veprim i tillë përpos që mund të rrezikojë qytetarët të cilët kalojnë në këtë anë, i jep edhe një pamje aspak të hijshme këtyre shesheve.