Zjarri në disa fshatra të Mitrovicës, policia thotë se ende vazhdon në përmasa të vogla
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje lidhur me zjarrin që përfshiu një pjesë të pyllit në fshatin Cërrnushë të Mitrovicës, ku u rrezikuan edhe disa shtëpi.
Sipas raportit thuhet se banorët e dy shtëpive që rrezikoheshin nga zjarri janë evakuuar.
“Raportohet se në rrethana të panjohura është kapluar nga zjarri një pjesë e pyllit ku zjarri kishte rrezikuar edhe disa shtëpi në fsh. Zasell. Banorët e dy shtëpive janë larguar”, thuhet në raport.
Policia më tej njofton se në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit, FSK dhe KFOR-i.
“Në vend-ngjarje kanë dalë njësitet e zjarrfikësve, FSK-së dhe KFOR-i me helikopter. Zjarri është lokalizuar pjesërisht por vazhdon në përmasa më të vogla. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raport.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës, pa ndërhyrje:
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Fsh.Cërrnushë, Mitrovicë 23.07.2022-15:10. Raportohet se në rrethana të panjohura është kapluar nga zjarri një pjesë e pyllit ku zjarri kishte rrezikuar edhe disa shtëpi në fsh. Zasell. Banorët e dy shtëpive janë larguar. Në vend-ngjarje kanë dalë njësitet e zjarrfikësve, FSK-së dhe KFOR-i me helikopter. Zjarri është lokalizuar pjesërisht por vazhdon në përmasa më të vogla. Nuk raportohet për të lënduar.