Arsenali me ofertë zyrtare për Edon Zhegrovën

Arsenal ka dërguar ofertë zyrtare për Edon Zhegrovën sipas gazetarit sportiv kosovar, Arlind Sadiku.

Edon Zhegrova ka kaluar në formë mjaft të mirë prej që është transferuar në Ligue 1 duke veshur fanellën e Lille. Edhe në të kaluarën kishte spekulime rreth një interesimi të Arsenal për të. Mirëpo, tani në bazë të gazetarit sportiv Arlind Sadiku, deri te oferta zyrtare ka ardhur pasi Zhegrova ka impresionuar klubin anglez me paraqitjet e tij me Lille.